
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Bruksel në kuadër të Samitin BE-Ballkan Perëndimor.
Atje ka takuar përfaqësuesen e Lartë të politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ku thotë se ka kërkuar heqjen e plotë të masave ndëshkuese.

“Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave”, shkruan Osmani.



