Osmani: Edhe Bedri Hamza ishte i mbështetur nga unë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Faton Pecin pasi mori detyrën e Kryetari të Mitrovicës së Jugut, e ku pas takimit e para e shtetit u shpreh besimplotë për udhëheqje të mirë me këtë komunë nga ai por edhe ekipa e tij të cilën e quan të jashtëzakonshme.

Presidentja Osmani tha se ajo bashkë me Pecin si fëmijë të lindur në Mitrovicë njohin për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohen mitrovicasit.

“Urime për marrjen e kësaj detyre e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme, por njëkohësisht edhe sfiduese, por jam e besimplotë që do t’ia dilni ju dhe ekipi i jashtëzakonshëm në mënyrë që për të gjithë qytetarët të sillni më shumë perspektivë, projekte, më shumë zhvillim dhe më shumë shpresë. Ne me Fatonin njihemi që një kohë të gjatë, kemi shkuar në shkollë bashkë, jemi rritur në Mitrovicë, i njohim për së afërmi problemet me të cilat ballafaqohet ky qytet dhe nga njëra anë jam besimit që do të rregullohen edhe me angazhimin e kryetarit dhe ekipës së tij, por edhe me mbështetjen tonë nga niveli qendror, sepse qytetarët e Mitrovicës meritojnë çdo të mirë dhe meritojnë që, përkundër sfidave me të cilat janë ballafaquar jo vetëm viteve të 90-ta, por fatkeqësisht edhe pas luftës, që tanimë t’iu hapet rruga e perspektivës. Ky qytet ku jemi rritur ka potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për shkak të bukurive natyrore që ia ka falur Zoti, por edhe për shkak të traditës që ka, potencialit që kanë njerëzit e Mitrovicës dhe historisë. Tani sidomos gjeneratat e reja presin që të ecim përpara”, tha Osmani pas takimit që pati me Pecin.

Osmani teksa premtoi përkrahjen institucionale është shprehur edhe se tokat e Mitrovicës ishin gjithmonë të shqiptarëve.

Lexo edhe:

Back to top button