Operacion policor në Pejë për krim të organizuar dhe rrëmbim

Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar në qytetin e Pejës, raporton Spektatori.

Operacioni po realizohet në bazë të një urdhri për kontroll dhe lidhet me dyshimet për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshirë krimin e organizuar, rrëmbimin si dhe armëmbajtjen pa leje.

Nga Prokuroria Speciale është bërë e ditur se për detaje shtesë lidhur me këtë aksion policor, opinioni publik do të njoftohet pas përfundimit të operacionit, raporton Spektatori

Lexo edhe:

Back to top button