NATO: Jemi objektivi i ardhshëm i Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Berlin, deklaroi se ‘ne jemi objektivi i ardhshëm i Rusisë, shkruan The Guardian.

“Jam këtu sot për t’ju treguar se ku qëndron NATO-ja dhe çfarë duhet të bëjmë për të ndalur një luftë para se të fillojë. Dhe për ta bërë këtë, duhet të jemi tepër të qartë për kërcënimin: ne jemi objektivi i radhës së Rusisë dhe tashmë jemi në rrezik.”

“Kam hequr dorë prej kohësh nga përpjekja për të kuptuar çka mendon ai,” thotë Rutte për Putinin

Rutte më pas flet për përvojën e tij të detajuar me Putinin si ish-kryeministër i Holandës, përfshirë periudhën pas pushtimit rus të Krimesë dhe rrëzimit të avionit MH17 që fluturonte nga Amsterdami.

“Kam pasur shumë telefonata me Putinin atëherë dhe e kam takuar më vonë në samitet e G20 mbi atë çështje, dhe unë kam hequr dorë prej kohësh së përpjekuri për të hamendësuar se çfarë ka në kokë. Unë shikoj faktet.
Fakti që ke një diktator të gatshëm të sakrifikojë 1.1 milion njerëz të popullit të vet… nëse ke një diktator që është i gatshëm ta bëjë këtë për shkak të një ideje të çmendur për ndonjë objektiv historik… atëherë duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe ne duhet të jemi të përgatitur.”

Lexo edhe:

Back to top button