
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendje, duke renditur Shkupin mes qyteteve me ajrin më të pastër për një ditë të caktuar.
Ai e krahasoi Shkupin me Prishtinën, Vjenën, Beogradin dhe Lubjanën, transmeton Spektatori.
Sipas Mickoskit, e diela ka qenë ditë “pozitive” për Shkupin sa i përket cilësisë së ajrit.
“Pse të mos jemi krenarë që të dielën, ajri në Shkup ishte më i pastër se në Vjenë? Që kemi rritje ekonomike prej 3,8% të PBV-së, menjëherë pas Danimarkës dhe Qipros?”, tha ai.



