“Më fyen djersën dhe gjakun tim”, Hajrizi nuk pajtohet me çmimet e FBK-së

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka kritikuar ashpër Federatën e Basketbollit të Kosovës pas ndarjes së çmimeve për Laureatët e vitit.

FBK-ja zgjodhi kapitenin e Pejës, Dardan Berishën, si basketbollistin më të mirë të vitit, ndërsa Hajrizin e la edhe jashtë 5-shes më të mirë të vitit.

Përmes një reagimi në Facebook, Hajrizi tha se FBK-ja e ka turpëruar veten. Ai ka pranuar se Berisha është basketbollisti më i mirë në histori, por që këtë vit ai e meritonte çmimin si më i miri.

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës për injorimin që sipas tij ka marrë.

“Injorimi që më bëri Federata e Basketbollit të Kosovës është më shumë se fyerje. Nuk shkruajta dhe nuk e kisha ne plan të shkruaja asgjë sepse tingëllonte si një lloj oportunizmi, por ajo që më nxiti të shkruaja është modeli që po e lëmë pas. Pa modesti, vitin e kaluar isha model i mirë, më i miri! Nga salla e operacionit, e me fasha në kokë direkt shkova në Minatori. E dija që nuk mundem të futem menjëherë në lojë, por përçova shpirtin tim luftarak aty. Shpirtin, djersën dhe zemrën e dhurova për Trepçë kampion! Kjo që bëri Federata e Basketbollit të Kosovës sot më fyu gjakun, djersën dhe rezultatet. Sido që të jetë ata e fyen veten! Unë nuk ndalem kurrë! Do të luftoj deri sa të shtjerrem i tëri për Kosovë, për Mitrovicën, për Trepçën! Dardan Berisha është lojtar emblematik i Kosovës. Ai është ikonë e Kosovës dhe lojtari më i sukseshëm shqiptar në arenën ndëkombëtare. Vitin e kaluar unë isha më i miri në Superligën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Hajrizit.

Lexo edhe:

Back to top button