Mbi dy orë pritje për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra e Menaxhimit Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, raporton Spektatori.

Sipas këtyre të dhënave, pritjet më të gjata për qytetarët që synojnë të dalin nga Kosova janë regjistruar në pikën kufitare në Merdarë, ku koha e pritjes arrin deri në 150 minuta.

Situatë me pritje të zgjatura paraqitet edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në një orë për dalje nga vendi.

Në pikat e tjera kufitare të Kosovës, gjendja paraqitet më stabile, me pritje që nuk kalojnë 15 minuta.

Autoritetet kufitare u rekomandojnë qytetarëve që, nëse kanë mundësi, të shfrytëzojnë pikat alternative dhe të informohen paraprakisht për gjendjen në kufi para nisjes.

Lexo edhe:

Back to top button