Maqedonci takon komandantët e NATO-s dhe KFOR-it

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, raporton Spektatori.

Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me misionin e KFOR-it.

“Sot prita në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admiral George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Diskutuam për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, zhvillimin e FSK-së dhe bashkëpunimin me KFOR-in”, ka shkruar Maqedonci.

Ai theksoi angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për forcimin e kapaciteteve të FSK-së përmes edukimit të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore dhe modernizimit me sisteme armatimi të prokuruara nga shtetet anëtare të NATO-s.

Sipas tij, këto përpjekje janë në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe përmbushjes së aspiratës së Kosovës për anëtarësim në NATO.

Lexo edhe:

Back to top button