Lushtaku ofendon rëndë VV-në nga Skenderaj

Kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Lëvizjes Vetëvendosje gjatë një paraqitjeje publike në Skenderaj, duke përdorur një gjuhë të rëndë dhe ofenduese, raporton Spektatori.

Në deklaratën e tij, Lushtaku ka ironizuar kundërshtarët politikë nga Vetëvendosje, duke thënë se “kemi kujdes edhe ndaj zagarëve edhe ndaj zagaricave”, një fjali që ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe në rrjetet sociale.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë të tensionuar politike, në prag të fushatës zgjedhore, ku retorika mes partive kryesore është ashpërsuar ndjeshëm. Lushtaku, i cili konsiderohet një nga figurat më të zëshme të PDK-së në Drenicë, ka qenë vazhdimisht kritik ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes, duke e akuzuar atë për dështime në ekonomi, dialog dhe raport me aleatët ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Vetëvendosjes nuk kanë reaguar drejtpërdrejt ndaj kësaj deklarate.

Lexo edhe:

Back to top button