Legjislatura e dhjetë, lista e 120 deputetëve që dihen deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit për përbërjen e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, raporton Spektatori.

Sipas rezultateve të përmbledhura, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 57 ulëse, duke marrë 50.65% të votave apo 470,127 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 23 deputetë dhe 20.43% apo 189,632 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 14 ulëse me 13.32% apo 123,609 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 6 mandate me 5.53% apo 51,312 vota.

Në listën e deputetëve të VV-së kryesojnë Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu, të cilët kanë marrë edhe numrin më të madh të votave individuale. PDK përfaqësohet nga emra si Bedri Hamza, Arian Tahiri dhe Përparim Gruda, ndërsa LDK nga Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami dhe Ukë Rugova. AAK-ja udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, i ndjekur nga Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri.

Kuvendi i ri përfshin gjithashtu 20 deputetë nga komunitetet, përfshirë Listën Serbe dhe partitë e komuniteteve boshnjake, turke, rome, ashkalie, egjiptiane dhe gorane, duke plotësuar kështu përbërjen prej 120 deputetësh të Kuvendit të Kosovës.

Këto rezultate pasqyrojnë ndarjen përfundimtare të ulëseve bazuar në numërimin e deritanishëm të votave nga të gjitha kategoritë e votimit.

Lista e plotë e deputetëve

Më poshtë janë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e dhjetë, të renditur sipas subjekteve politike, bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton Spektatori.

Lëvizja Vetëvendosje (57 deputetë)

1. Albin Kurti
2. Glauk Konjufca
3. Albulena Haxhiu
4. Hekuran Murati
5. Donika Gërvalla-Schwarz
6. Xhelal Sveçla
7. Hajrulla Çeku
8. Avni Dehari
9. Mimoza Kusari Lila
10. Ejup Maqedonci
11. Shqipe Mehmeti Selimi
12. Andin Hoti
13. Arben Vitia
14. Saranda Bogujevci
15. Alban Bajrami
16. Edona Lalloshi
17. Mefail Bajqinovci
18. Nezir Kraki
19. Rufki Suma
20. Jeta Statovci
21. Adriana Matoshi
22. Armend Muja
23. Ardian Gola
24. Haxhi Avdyli
25. Adelina Grainca
26. Blerim Gashi
27. Albena Reshitaj
28. Taulant Kelmendi
29. Fatos Geci
30. Fitore Pacolli Dalipi
31. Agim Bahtiri
32. Artane Rizvanolli Berisha
33. Dimal Basha
34. Arbër Rexhaj
35. Labinotë Demi Murtezi
36. Arbëreshë Kryeziu Hyseni
37. Hysen Durmishi
38. Arjeta Fejza
39. Artan Abrashi
40. Arbërie Nagavci
41. Nver Haliti
42. Liza Gashi
43. Valon Ramadani
44. Adnan Rrustemi
45. Fatmire Kollçaku
46. Drita Pajaziti
47. Jeton Raka
48. Arsim Ademi
49. Rozeta Hajdari
50. Fitim Haziri
51. Salih Zyba
52. Fjolla Ujkani
53. Ilir Kërçeli
54. Sylejman Meholli
55. Valon Hoti
56. Vigan Qorrolli
57. Naim Bardiqi

Partia Demokratike e Kosovës – PDK (23 deputetë)

1. Bedri Hamza
2. Arian Tahiri
3. Përparim Gruda
4. Uran Ismaili
5. Sala Jashari
6. Vlora Çitaku
7. Enver Hoxhaj
8. Arben Mustafa
9. Nait Hasani
10. Rrahman Rama
11. Eman Rrahmani
12. Ganimete Musliu
13. Kujtim Gashi
14. Elmi Reçica
15. Artan Behrami
16. Xhavit Haliti
17. Besa Kabashi Ramaj
18. Mergim Lushtaku
19. Ferat Shala
20. Bekim Haxhiu
21. Blerta Deliu Kodra
22. Ariana Musliu Shoshi
23. Arbnore Salihu

Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK (14 deputetë)

1. Lumir Abdixhiku
2. Hykmete Bajrami
3. Ukë Rugova
4. Avdullah Hoti
5. Doarsa Kica-Xhelili
6. Kujtim Shala
7. Anton Quni
8. Armend Zemaj
9. Lutfi Haziri
10. Jehona Lushaku Sadriu
11. Janina Ymeri
12. Besian Mustafa
13. Adelina Thaqi Meta
14. Ermal Sadiku

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK (6 deputetë)

1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Besnik Tahiri
4. Bekë Berisha
5. Time Kadrijaj
6. Albana Bytyqi

Deputetët nga komunitetet (20 deputetë)

Lista Serbe (9):

1. Slavko Simiq
2. Igor Simiq
3. Ljiljana Stafanoviq
4. Milan Kostiq
5. Zllatan Elek
6. Miljana Nikoliq
7. Srdjan Popoviq
8. Branislav Nikoliq
9. Verica Qeraniq

Parti dhe komunitete të tjera:

10. Nenad Rashiq – Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë
11. Fikrim Damka – KDTP
12. Ergul Mazrek – KDTP
13. Rasim Demiri – Koalicioni Vakat
14. Emilija Rexhepi – Partia e Re Demokratike
15. Elbert Krasniqi – IRDK
16. Duda Balje – SDU
17. Veton Berisha – PLE
18. Artan Asllani – PSA
19. Adem Hoxha – Partia Unike Gorane
20. Erxhen Galushi – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës

Lexo edhe:

Back to top button