
Ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, i cili ka shërbyer për katër mandate si president i këtij institucioni, ka vendosur t’i hyjë garës politike. Ai është kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, me numër 22.
Hasani është pritur me respekt të veçantë nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i cili ka vlerësuar kontributin e tij shumëvjeçar në sportin kosovar dhe përvojën institucionale që ai sjell në politikë.
Të hënën, Hasani ka zhvilluar një takim me degën e PDK-së në Prishtinë, së bashku me nënkryetarin e partisë, Uran Ismaili.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e angazhimit të kuadrove me përvojë profesionale dhe institucionale për forcimin e vizionit politik të partisë.



