Haradinaj për Qeverinë Kurti: Korrupsioni në kulm, askush në burg – u vjen dita

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar me tone të ashpra në Ditën Botërore Kundër Korrupsionit, duke akuzuar qeverinë se ka ardhur në pushtet me premtime për luftimin e korrupsionit, ndërsa sot – sipas tij – vendi përballet me raste të vazhdueshme korruptive.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se prej pesë vitesh në pushtet, asnjë zyrtar i nivelit të lartë nuk ka përfunduar në burg, ndonëse, siç u shpreh ai, çdo ditë shfaqet një aferë e re.

“Sot shënohet Dita Botërore Kundër Korrupsionit, pikërisht në kulmin e korrupsionit në vendin tonë. Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, ‘Do ta luftojmë korrupsionin’. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye,” shkroi Haradinaj.

“Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita”, tha ai.

Lexo edhe:

Back to top button