
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar sot në Shqipëri, pas një koordinimi mes institucioneve të sigurisë të të dy shteteve.
Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për “përfshirje në grup të strukturuar kriminal”.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 15.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Kosova për në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“I dyshuari ishte arrestuar nga njësitet e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, nën dyshimin e përfshirjes në vepra penale ‘përfshirje në grup të strukturuar kriminal’. Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre shqiptare”, thuhet tutje në njoftim.



