
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është paraqitur në një video live nga Brukseli, ku ka bërë të ditur se është nisur drejt Hagës për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Spektatori.
Rama ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mënyrën se si, sipas tij, po funksionon drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke theksuar se procesi është larg standardeve demokratike dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
“Jam rrugës për në Hagë, ku do ta takoj pas disa kohësh komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet prej vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, shkeljet e standardeve, të drejtave të njeriut dhe të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë kthyer në normë. Ende pa u dënuar, një president i zgjedhur demokratikisht, së bashku me tre bashkëluftëtarë, mbahen të mbyllur dhe të izoluar”, ka deklaruar Rama.



