Çelë Gashi në garë për deputet: Angazhim, vizion dhe përgjegjësi

Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Çelë Gashit për deputet. Gashi në listë do të garojë me numrin 34, shkruan Spektatori.

I njohur për përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj çështjeve publike, Gashi synon të sjellë një qasje të re dhe energji pozitive në Kuvend, me fokus në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe përkrahjen e të rinjve.

 

Ai është shprehur se do të jetë zëri i qytetarëve dhe se do të punojë me përgjegjësi për interesa të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Zgjedhjet Parlamentare do të mbahen më 26 dhjetor. /spektatori/

Lexo edhe:

Back to top button