
Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025 të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së ushtruar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, raporton Spektatori.
Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale.
Gjykata e Apelit kishte vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë të marrë nga Gjykata Themelore e Ferizajt më 29 korrik 2024, duke konfirmuar se Dardan Krivaqa do ta vuajë dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të Marigona Osmanit.
Po ashtu, Apeli kishte vërtetuar edhe dënimin prej 15 vitesh burgim ndaj Arbër Sejdiut, i cili u shpall fajtor për ndihmë në vrasje të rëndë në bashkëkryerje.



