
Dy policë të rajonit të Gjilanit kanë pranuar tretman mjekësor pasi janë sulmuar nga një qytetar derisa po i shqiptonin një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Rasti ka ndodhur në mëngjesin e së premtes në fshatin Zhegër në Gjilan.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishin duke shqiptuar një kundërvajtje në trafik. Zyrtarët policorë dhe të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.



