Bedri Hamza kërkon heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Evropian, duke kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të vendosura ndaj Kosovës.

Hamza thekson se Kosova ka kaluar një vit të ngarkuar me zgjedhje të njëpasnjëshme, mirëpo sipas tij vendi ka dëshmuar pjekuri të lartë demokratike.

Ai u shpreh se qytetarët kosovarë, të cilët i cilëson si ndër më proevropianët në rajon, nuk duhet të ndëshkohen për shkak të, siç tha, “një qeverie të papërgjegjshme”, raporton Spektatori.

Sipas kryetarit të PDK-së, masat aktuale të BE-së janë të pajustifikueshme dhe po e dëmtojnë Kosovën në një periudhë kur vendi ka nevojë urgjente për zhvillim ekonomik, integrim evropian dhe stabilitet politik.

“Është koha për një kapitull të ri në raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, përfundoi Hamza në reagimin e tij në Facebook.

Lexo edhe:

Back to top button