
Rrahim Arifoviq është i arrestuari nga Policia e Kosovës nën dyshimet për nxitje në zjarrvënien e diskotekës Gate Club në shkurt të vitit të kaluar.
Policia e Kosovës njoftoi mbrëmë për arrestimin e një të dyshuari për nxitje në zjarrvënie, ndërsa sipas burimeve të Paparacit bëhet fjalë për Arifoviqin, një 36-vjeçar.
Ai dyshohet se ka shtyrë të dyshuarit e tjerë të kryejnë veprën penale të zjarrvënies.
Personi i arrestuar, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.



