
Fitorja 2-1 ndaj Alavésit i dha pak frymëmarrje Xabi Alonsos, por nuk ka qenë e mjaftueshme për të larguar dyshimet brenda Real Madridit, raporton Spektatori. Pavarësisht tri pikëve të fituara, paraqitja e skuadrës nuk e ka bindur drejtuesit e klubit dhe pozita e trajnerit vazhdon të mbetet e pasigurt.
Sipas gazetarit Josep Pedrerol në emisionin “El Chiringuito”, Real Madridi e ka tashmë gati zëvendësuesin e mundshëm dhe ai gjendet brenda klubit. Bëhet fjalë për Álvaro Arbeloan, aktualisht trajner i Castilla-s, i cili gëzon mbështetjen e plotë të presidentit Florentino Pérez.
Arbeloa shihet si opsioni i parë për stolin e ekipit të parë në rast se klubi vendos ta shkarkojë Xabi Alonson. Brenda Real Madridit raportohet se ekziston shqetësim për nivelin e lojës, gjendjen fizike të futbollistëve dhe mungesën e progresit të dukshëm në performancë.
Burime pranë klubit bëjnë të ditur se një humbje ndaj Alavésit do të kishte sjellë ndryshim të menjëhershëm në pankinë. Megjithatë, fitorja ka shtyrë vendimin, por jo e ka eliminuar atë.
Vendimi përfundimtar pritet të merret në javët në vijim, ndërsa Superkupa konsiderohet si afati i fundit për të ardhmen e Xabi Alonsos në krye të Real Madridit, raporton Spektatori.



