
Faza e ligës 2025/26 në Ligën e Kampionëve përfundon sonte në mbrëmje, teksa ekipet garojnë për të siguruar një vend në fazat eliminatore, raporton Spektatori.
Tetë ekipet e para pas përfundimit të ndeshjeve të sotme do të kualifikohen automatikisht në raundin e 16-të, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të përballen në raundin play-off.
Ja gjithçka që duhet të dini rreth shortit të play-off-it të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve 2025/26.
Shorti i play-off-it të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve do të mbahet të premten, më 30 janar 2026, në Nyon të Zvicrës, duke filluar nga ora 12:00.
Sipas rregullave, ekipet nga i njëjti shtet, si dhe ato që janë përballur me njëra-tjetrën në fazën e ligës, nuk mund të ndeshen sërish në këtë raund.
Ndeshjet e raundit play-off do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. Ndeshjet e para janë planifikuar për 17 dhe 18 shkurt, ndërsa takimet e kthimit do të luhen një javë më vonë, më 24 dhe 25 shkurt.



