Rama pritet me ceremoni zyrtare në parlamentin izraelit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, janë pritur me ceremoni zyrtare nga kryetari i Parlamentit të Izraelit, Amir Ohana, raporton Spektatori.
Pas ceremonisë zyrtare, Rama ka shkruar në librin e të ftuarve të Parlamentit, duke u shprehur i nderuar që ndodhet në Parlamentin izraelit, të cilin e ka cilësuar si një shtëpi legjendare.
“Nuk mund të mendoj një nder më të madh dhe një bekim më domethënës sesa të lë këtë shënim në këtë faqe, si një mysafir i veçantë në këtë shtëpi legjendare. Faleminderit!”, ka shkruar Kryeministri.
Rama pritet të mbajë edhe një fjalim në Parlamentin e Izraelit, ku do të flasin gjithashtu kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri i opozitës Yair Lapid. Kryeministri këtë të hënë ka zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët me Netanyahun.

Lexo edhe:

Back to top button