
Kampioni legjendar i Formula 1, Michael Schumacher, është në gjendje të lëvizë brenda pronave të tij, pas 12 vitesh qëndrimi në shtrat si pasojë e aksidentit të rëndë në ski, raporton Spektatori.
Burime pranë familjes kanë konfirmuar se Schumacher tani mund të ulet në karrocë dhe të lëvizë si në Majorkë ashtu edhe pranë Liqenit të Gjenevës.
Megjithatë, ai vazhdon të jetë nën kujdesin e vazhdueshëm të bashkëshortes dhe ekipit mjekësor. Ky zhvillim po vlerësohet si një hap i vogël, por domethënës, në përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore



