Carrick trajner i përkohshëm te United

Michael Carrick pritet të emërohet trajner i ri i përkohshëm i Manchester Unitedit, pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, raporton Spektatori.

Sipas raportimeve, ish-futbollisti i njohur anglez ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit së bashku me stafin e tij, ndërsa njoftimi zyrtar nga “Djajtë e Kuq” pritet të bëhet shumë shpejt.

Carrick do të nënshkruajë kontratë deri në fund të këtij sezoni, duke fituar garën për këtë pozitë brenda 48 orëve të fundit. Ai shihet si pasuesi ideal i trajnerit të larguar, Ruben Amorim.

Gjatë verës, Manchester United pritet të vendosë për një trajner afatgjatë, por nuk përjashtohet mundësia që Carrick të vazhdojë në krye të skuadrës edhe më tej, nëse arrin rezultate pozitive dhe bind drejtuesit e klubit me paraqitjet e ekipit në muajt e ardhshëm në “Teatrin e Ëndrrave”.

Lexo edhe:

Back to top button