Rrëmbimi “hollywoodian” i Maduros pas videos kundër Trumpit- Spekatori sjell detaje

Bërtiste me aq sa kishte fuqi kundër Amerikës dhe Donald Trumpit:
“Eja, më merr nëse guxon, jam këtu”, thërriste presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, në një foltore ku para tij ishin vetëm disa miq të tij, por këta të fundit, duke menduar se po i bënin nder, e postuan videon në rrjete sociale.

E në Shtëpinë e Bardhë, derisa ishte shtrirë pas një dite të lodhshme me disa takime, gruaja e Donald Trumpit e pa në rrjetet sociale këtë video të Maduros.

Melania Trump e dinte se bashkëshorti i saj do të bëhej shumë nervoz me këtë video, por edhe më shumë nëse do ta kuptonte nga dikush tjetër e jo nga gruaja e tij.

“Më mirë t’i bërtet Maduros sesa mua”, tha me vete Melania, thonë burimet e Spektatorit.

Trumpi, i cili në ato çaste ishte duke luajtur shah me një mik të tij të vjetër, sapo e pa këtë video, i hodhi në tokë figurat dhe me zë të lartë bërtiti:
“E qen bir qeni, mjaft e durova!”

Ora shënonte rreth 21:46 minuta kur në Shtëpinë e Bardhë u thirrën krerët më të mëdhenj të sigurisë në SHBA.

Ai besohet se u ka thënë atyre:
“Gjallë a vdekur, Maduron e dua të arrestuar nesër.”

Ekipet më të sofistikuara të CIA-s dhe ushtrisë amerikane u nisën menjëherë për në Venezuelë, me idenë që sa më herët të jenë aty dhe sa më shpejt ta sjellin në Amerikë, që Trumpi të mos u bërtiste.

Maduro atë natë kishte pirë shumë me shokët, madje kishte bërë edhe dashuri me gruan e tij dhe kishte fjetur si një bebe në vilën luksoze të tij.

“BAM! BUM!” kërcitën dyert në vilën ku ishte duke fjetur. Nga krismat e mëdha, shpejt u ngrit në këmbë dhe shikoi nga dritarja – pa ushtarët amerikanë.

“Hyni KFOR-i, ikni KFOR-i!”, bërtiste Maduro si një vajzë e vogël, vetëm duke shpresuar se disi do të shpëtonte, por nuk ia doli. Shpejt u kap nga ushtarët amerikanë, që janë më të përgatiturit në gjithë botën.

“Ouuu kuku bre, o ouuu kuku bre, o çka më gjeti bre”, ishin klithmat e tij, derisa i bërtiti gruaja e tij:
“Boll mo, mos bërtit, të kapën se të kapën, bëhu pak burrë!”

Si për gjak e luti edhe gruan e tij që të shkonte në Amerikë me të.

Ajo pranoi, vetëm se fillimisht, me miratimin e “DELTA FORCE”, ia veshi trenerkat “NIKE” që ia kishte blerë në Prishtina Mall disa ditë më parë.

Kështu, për më pak se një minutë, Maduro, i cili po flinte si një bebe, u vendos me trenerka “NIKE” në helikopterët amerikanë.

*Shënim: Rubrika ‘Facebookologjia’ është krijuar si një satirë e pastër, ku ngjarjet, personazhet dhe situatat trajtohen me humor, ironi dhe sarkazëm; ndaj çdo përmbajtje në këtë seksion duhet kuptuar si satirike dhe jo si informacion real.

Back to top button