SBASHK paralajmëron veprime sindikale: Nuk kthehemi në mësim pa siguri pas vërshimeve

Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) kanë reaguar lidhur me situatën e krijuar në shumë shkolla të vendit pas reshjeve të shumta të shiut dhe përmbytjeve të ditëve të fundit, duke e cilësuar gjendjen si rrezik serioz për sigurinë e nxënësve dhe punëtorëve të arsimit.

Sipas SBASHK-ut, kjo situatë ka dëshmuar edhe një herë se infrastruktura shkollore në Kosovë mbetet e pambrojtur, ndërsa reagimi institucional shpesh ndodh vetëm pas presionit dhe shqetësimit publik.

“SBASHK përkrah vendimet e disa Drejtorive Komunale të Arsimit, si dhe vendimin e MAShTI-t për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar 2026, duke vlerësuar se siguria e nxënësve dhe punëtorëve të arsimit duhet të jetë mbi çdo interes tjetër”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:

Back to top button