Janina Ymeri: Kosova po importon energji elektrike deri në 18 orë në ditë

Deputetja e sapozgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë energjetike në vend, duke theksuar se Kosova po importon energji elektrike deri në 18 orë në ditë, raporton Spektatori.

Në një postim publik, Ymeri kritikon ashpër politikat aktuale energjetike, duke vënë në pah se ekonomia dhe sektori i energjisë janë lënë në dorë të tregtisë së energjisë elektrike, ndërkohë që vendi po përballet me pasoja të rënda, si dëmet nga vërshimet dhe krizat ekonomike.

“Kosova, vend me import të energjisë elektrike 18 orë nga gjithsej 24 orë në ditë.
Kush ka lënë para për dëme nga vërshimet kur energjia e ekonomia është lënë në dorë të tregtisë elektrike.
Pas çertifikimit të rezultateve do shkojmë me temën priroritet kombëtar, energjinë elektrike, me dokumentet e kapaciteteve elektrike dhe importit.
Nuk kemi para për tregti, na duhen për shtetin tonë të ri” ka shkruar Ymeri

Ajo ngre pyetjen se kush do t’i mbulojë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, kur buxheti i shtetit po shpenzohet për import të energjisë, në vend se të investohet në kapacitete prodhuese vendore. Sipas saj, kjo situatë e bën Kosovën të cenueshme dhe financiarisht të paqëndrueshme.
Ymeri paralajmëron se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, energjinë elektrike do ta trajtojë si prioritet kombëtar, duke kërkuar transparencë përmes dokumenteve zyrtare mbi kapacitetet prodhuese dhe nivelin real të importit të energjisë, raporton Spektatori.
Deputetja e LDK-së thekson se Kosova nuk ka më luksin të shpenzojë para për tregti energjetike, por ka nevojë urgjente për investime strategjike që forcojnë shtetin dhe pavarësinë energjetike.
Sipas saj, energjia elektrike nuk është thjesht çështje ekonomike, por interes vital shtetëror, që kërkon vendime serioze dhe afatgjata në funksion të zhvillimit dhe sigurisë së Kosovës

Lexo edhe:

Back to top button