
Qeveria lokale e shtetit të Ogun, në Nigeri, ka dhënë një përditësim zyrtar lidhur me gjendjen shëndetësore të boksierit të njohur Anthony Joshua, pas aksidentit tragjik automobilistik ku humbën jetën dy persona, raporton Spektatori.
Sipas autoriteteve, Joshua, 36 vjeç, ishte një nga katër pasagjerët në një automjet tip xhip Lexus që u përplas me një kamion të palëvizshëm rreth orës 11:00 të mëngjesit, sipas kohës lokale të së hënës, në autostradën Lagos–Ibadan, e njohur për rrezikshmërinë e saj.
Boksieri britanik ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai është i vetëdijshëm, në gjendje stabile dhe ka qenë në kontakt me familjen e tij.
“Pas vlerësimeve gjithëpërfshirëse klinike, mjekët kanë konfirmuar se Joshua dhe një pasagjer i dytë janë në gjendje të qëndrueshme dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje urgjente mjekësore. Një ekip mjekësor do të vazhdojë t’i monitorojë nga afër”, thuhet në deklaratën e qeverisë së shtetit Ogun.
Fatkeqësisht, dy meshkuj të tjerë që ndodheshin në automjet nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve dhe humbën jetën në vendngjarje, ndërsa Joshua dhe një pasagjer tjetër u transportuan në spital për trajtim dhe vëzhgim të mëtejmë.
Autoritetet nigeriane kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit



