
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e një fëmije njëvjeçar, raporton Spektatori.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, kur foshnja dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e thithjes së tymit. Sipas autoriteteve shëndetësore, fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, por mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e tij.
Nga i njëjti incident, tre fëmijë të tjerë, të moshës 4, 6 dhe 10 vjeç, janë dërguar në repartin e pediatrisë për shkak të intoksikimit nga tymi. Sipas spitalit, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe ata po trajtohen nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.
“Sot, rreth orës 10:25, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm është sjellë një fëmijë pa shenja jete nga një shtëpi e kapluar nga flakët. Mjeku i emergjencës ka konstatuar vdekjen e fëmijës, i lindur në vitin 2024. Po ashtu, tre fëmijë të tjerë janë pranuar në repartin e pediatrisë për shkak të intoksikimit nga tymi, gjendja e tyre është stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Spitali ka apeluar për kujdes të shtuar dhe ndihmë ndaj familjeve që përballen me pasoja nga zjarret dhe ngjarjet e ngjashme.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar dhe do të sqarohen pas përfundimit të procedurave hetimore,



