KQZ përmbyll numërimin në katër komuna: Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më tani është përmbyllur verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, si dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në katër komuna të Kosovës, raporton Spektatori.

Sipas njoftimit të KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar në komunat Hani i Elezit, Shtërpcë, Junik dhe Mamushë.

“Procesi po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e tjera, ndërkohë që të dhënat po përditësohen vazhdimisht në platformën zyrtare të rezultateve”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Nga KQZ bëhet e ditur se publiku do të informohet në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me procesin e numërimit dhe verifikimit të votave në të gjitha komunat e vendit

Lexo edhe:

Back to top button