
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar festën e Krishtlindjeve, duke përcjellë mesazh paqeje, dashurie dhe bashkëjetese, raporton Spektatori.
Ai ka theksuar se këto ditë shprese duhet t’i rikujtojnë shoqërisë vlerat më të bukura njerëzore, si dashuria, paqja, mirësia dhe respekti për njëri-tjetrin.
“Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shembull i bashkëjetesës fetare, ku besime të ndryshme jetojnë në harmoni, duke u bashkuar në vlera të përbashkëta dhe në dashurinë për atdheun. Le ta ruajmë dhe forcojmë këtë trashëgimi të çmuar, duke ndërtuar ura mirëkuptimi dhe solidariteti”, ka shkruar Rama në urimin e tij.
Ai ka uruar që festa e Krishtlindjeve të sjellë paqe dhe mirësi në çdo familje, raporton Spektatori



