Grenell mbështet Ramën: Jack Smith turp, Thaçi padrejtësisht në Hagë

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Hagë për takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, raporton Spektatori.

Grenell ka shprehur mbështetje të hapur për qëndrimin e Ramës, duke e cilësuar procesin ndaj Thaçit si të padrejtë dhe duke kritikuar ashpër rolin e Jack Smith.

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që kjo padrejtësi të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, ka shkruar Grenell.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave publike të Ramës nga Brukseli dhe udhëtimit të tij drejt Hagës, ku ai ka shprehur shqetësime serioze për standardet e drejtësisë ndërkombëtare në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Lexo edhe:

Back to top button