
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me aspiratat e vendit të tij për anëtarësim në NATO, raporton Spektatori.
Lideri ukrainas ka zbuluar se ish-presidenti amerikan, Joe Biden, i kishte thënë drejtpërdrejt se Ukraina nuk do të bëhet pjesë e aleancës ushtarake.
Në një prononcim publik, Zelensky tha se këtë çështje e ka ngritur vazhdimisht gjatë takimeve me përfaqësues të lartë amerikanë, por se shpesh është përballur me reagime të ftohta apo edhe buzëqeshje nga disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.



