
Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Spektatori.
Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur rreth orës 07:20 sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.3734° gjerësi veriore dhe 21.2843° gjatësi lindore.
Mësohet se epiqendra ndodhej rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe afërsisht 11 kilometra në verilindje të Ferizajt, ndërsa tërmeti është regjistruar në një thellësi prej rreth 9 kilometrash.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, megjithëse lëkundja është ndjerë lehtë nga banorët e zonave përreth


