Vrau Martin Canin, dënohet me 16 vjet burg Mario Perlleshaj

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin Canit, në vitin 2024 pranë shkollës Fan Noli.

I mituri është dënuar edhe për vrasjen e e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçja.

Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja.

as seancës, babai i Martin Canit u shpreh: “Ngjarjen e Martinit e di gjithë Tirana. Ne heshtim dhe shpesh herë heshtja vret. Shkolla nuk ka kërkuar as pendesë, asgjë. Kur flasim për çështjen qysh të premten dhe me një SMS mund të shpëtonim jetë… shkolla nuk na njoftuar”.

Ndërsa avokati i familjes Cani tha: “Kemi një vendim gjykate që është i drejtë. Janë cilësuar dy vrasje në vendim. Ne mendojmë që nuk është çështje dënimi, por drejtësie”.

ktualisht, Mario Përlleshaj mbahet në institucionin e të miturve në Kavajë, ku u transferua menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur me 18 Nëntor 2024 në kryeqytet.

Nga sherr me thika mes 14-vjeçarëve humbi jetën Martin Cani, u plagos shoku i tij Luis Meçja dhe vetë autori i kësaj ngjarje. Në këtë ngjarje dyshohen se u përfshinë 4 adoleshentë, dy nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe dy të një shkolle në Sauk.

Ngjarja ndodhi rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës.

Gjithçka ka ndodhur në 90 sekonda, sekonda që shënuan dhe tragjedinë me vdekjen e një të mituri.

Lexo edhe:

Back to top button