Haradinaj: Diaspora, shtylla e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar rolin historik të diasporës në mbështetje të Kosovës, duke theksuar se kontributi i saj ka qenë vendimtar në çdo etapë të rrugëtimit kombëtar.

Në një reagim në Facebook, Haradinaj e përshkruan diasporën si “hambarin e Kosovës” gjatë rezistencës paqësore, duke nënvizuar se ajo ka qenë burimi kryesor ekonomik dhe moral për vendin në periudhat më të vështira.

Ai kujton edhe angazhimin aktiv të diasporës gjatë luftës, duke thënë se vëllezërit dhe motrat jashtë vendit ishin pjesë e përbërëses së UÇK-së dhe logjistikës së saj, si dhe zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare për të dëshmuar padrejtësitë dhe vuajtjet e popullit.

Haradinaj shton se kontributi i diasporës ka vazhduar edhe pas luftës, duke e përshkruar atë si partner kyç në procesin e rindërtimit dhe zhvillimit të shtetit.

“Diaspora dhe Kosova janë një, të pandashme!”, përfundon ai.

Lexo edhe:

Back to top button